Njoftimi i rëndësishëm nga aeroporti ‘Adem Jashari’: Nuk do të ketë më fluturime me udhëtarë

Share Messenger

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës nuk do të ketë më hyrje të udhëtarëve përmes aeroportit ‘Adem Jashari’.

Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë apo siç quhen ‘gohst’ dhe qytetarët mund të kthehen në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.

Sipas ANP ‘Adem Jashari’ sot në nisje do të realizohen gjithsej 10 fluturime.

Prishtinë – Zurich, 6 fluturime.

Prishtinë – Stuttgart, 2 fluturime

Prishtinë – Munich, 1 fluturim

Prishtinë – Stamboll, 1 fluturim

ANP ‘Adem Jashari’ kërkoi nga qytetarët që kontaktojnë kompanitë ajrore për informacion shtesë.

Kujtojmë që dje në aeroport u zbuluan edhe dy raste me koronavirus, ku një çift kishin ardhur nga Londra. Deri më tani numri i të infektuarëve në Kosovë është 16 persona.

Share Messenger

Më të lexuarat