Njoftim për mërgimtarët, nga data 2 nëntor në Gjermani hyjnë në fuqi këto masa ndalimi

Share Messenger

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka shpërndarë një njoftim me rëndësi për mërgimtarët që jetojnë atje, lidhur me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Nga data 2 Nëntor në Gjermani do të hyjnë në fuqi këto masa ndalimi për parandalimin e COVID:

Lexo Edhe:
Sulmi në Nice ngjall kujtimet e trishta për sulmin me kamion para katër vjetëve
➡️ Ndalohen takimet e më shumë se dy amvisërive

➡️ Ndalohet mbledhja e maksimalisht 10 Personave në hapësirë publike (shkeljet do të jenë të dënueshme)

➡️ Ndalohen bujtjet turistike (udhëtimet jo të domosdoshme private këshillohet të mos realizohen, edhe kur janë në pyetje vizitat familjare)

➡️ Nga data 2 Nëntor deri në fund të muajit në Gjermani ndalohen:

Shfaqjet (Teatro, Opera, Salla Koncertesh, Kinema)

➡️ Qendrat e kohës së lirë (Panairet, Parqet, Diskotekat, shtëpitë private)

➡️ Qendrat sportive (Pishinat, bazenet, saunat, qendrat e Fitnesit)

Restoranet (kafenetë, baret, klubet, restoranet)

➡️ Sallonet (sallonet e zbukurimt, masazhës, tattoo-së).

Share Messenger

Më të lexuarat