Njeriu i Trumpit arrin në selinë e VV’së, takohet me Albin Kurtin

Share Messenger

I dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkuar në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Grenell së bashkua me ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett kanë mbërritur në selinë e VV’së ku do të takohen me liderin e kësaj partie, Albin Kurti.

Grenell, Kosnett dhe Kurti do të flasin për situatën dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovës.

Pas takimit me Kurtin, Grenell do të takohet me kreun e LDK’së, Isa Mustafa, ku edhe me të do të flet për situatën e fundit politike në Kosovë.

Kujtojmë se dje Grenell është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, ku nga ai ka kërkuar heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë, po ashtu ka shprehur gatishmërinë dhe përqëqndrimin e jashtëzkonshëm nga ana e presidentit të SHBA’ve, Donald Trump për arritjen e marrëveshjes me Serbinë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, siç e u quan ai hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë kosovarë.

Share Messenger

Më të lexuarat