Një shtëpi dhe shkolla ‘Musa Hoti’ në Mitrovicë përfshihen nga zjarri (Foto)

Share Messenger
Një zjarr i cili e ka kapluar një shtëpi në lagjen ‘Bair’ të Mitrovicës ka përfshirë edhe shkollën ‘Musa Hoti’.

Përpos dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e ka konfirmuar për lajmi.net djegien e shtëpisë dhe të shkollës.

“ Një shtëpi e kapluar zjarri i cili më pas e ka përfshirë edhe shkollën. Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa ende nuk dihet se si është shkaktuar ky zjarr. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin”.

 20841773_1611204622232536_4734598402300340161_n 20767816_1611203208899344_310003799651125584_n-1 20729465_1611199972233001_3576201705001611346_n-1 20770445_1611199585566373_2107890531425997315_n-120770287_1611198808899784_3466938882815990338_n-1

Share Messenger

Më të lexuarat