Një person digjet brenda shtëpisë në “Ulpianë”

Share Messenger

Sot rreth orës 09:00 Policia ka pranuar një informatë për një zjarr në një shtëpi në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur për “Zërin” se një shtetas i huaj dyshohet se ka vdekur në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri.

Borovci theksoi se Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musine Kokalari’ në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri. Aktualisht Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin, respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë, si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre”, ka bërë të ditur Borovci.

Foto ilustruese

Share Messenger

Më të lexuarat