Një lajm i ri rreth ekstradimit të Ballist Morinës në Serbi, sapo ka arritur!

Share Messenger

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo u shpreh se nuk dihet se kur Ministri i Drejtësisë në Kroaci do të vendosë nëse Ismail Morina i njohur si Ballisti do të ekstradohet në Serbi ose jo.

Sipas ambasadorit Melo, tashmë vendimi është në dorë të ministrit të Drejtësisë së Kroacisë.

“Mendoj se vendimi i ministrit të Drejtësisë kroate do të vijë në një moment kur ata do ta shohin të arsyeshëm. Kjo mund të ndodhë edhe që nesër, apo edhe për një kohë më të gjatë”, tha ai.

Ismail ‘Ballist’ Morina mbahet prej 100 ditësh në qeli në Kroaci, pasi u ndalua në doganën mes Malit të Zi dhe Kroacisë nga autoritetet kroate, pasi ai figuronte në kërkim ndërkombëtar, shkruan Lapsi.al.

Urdhër-arresti ishte dhënë nga Interpoli serb. Pa dijeninë e askujt, ndaj Ballist Morinës në Serbi ishte mbajtur një gjyq, që e kishte dënuar atë me burgim.

Ismail ‘Ballist’ Morina u bë i njohur për mbarë opinionin shqiptar kur ngriti një dron që mbante një banderolë ku shihej harta e Shqipërisë etnike dhe poshtë shkruhej “Autochtonus”, në stadiumin e ‘Partizanit’ në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, më 14 tetor të vitit 2014.

‘Ballisti’ është shprehur nga burgu në Kroaci se nëse vendoset që ai të ekstradohet në Serbi, ai do të vrasë veten.

Nga ultrasit dhe të burgosurit serbë janë bërë vazhdimisht kërcënime me jetë ndaj tij, nëse ekstradohet.

Share Messenger

Më të lexuarat