Nitaj thotë se Telekomi ka filluar të operojë me fitime

Share Messenger

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka pritur sot në takim menaxhmentin e Telekomit.

Gjatë takimit ministri Nitaj është njoftuar me gjendjen në Telekom, ku u tha se pavarësisht se kjo ndërmarrje ka filluar të punojë me fitime, gjendja vazhdon të mbetet e vështirë, pasi një pjesë e të hyrave duhet të paguhen çdo muaj ndaj Dardafonit, si pjesë e shlyerjes së borxhit.

Përmes një komunikate, thuhet se Nitaj u njoftua se stabiliteti i punës së Telekomit mund të dëmtohet nga teknologjia e vjetër me të cilën operon dhe mungesa e mirëmbajtjes së kësaj teknike.

Sipas tyre, “lajm pozitiv është se pas një kohe të gjatë Telekomi ka filluar të operojë me fitime”.

Në këtë komunikatë thuhet se në takim u kërkua shikimi i mundësisë së riprogramit të borxheve që Telekomi ka ndaj Dradafonit dhe ndërmarrjeve të tjera dhe uljes së shpenzimeve që Telekomi të funksionojë si një ndërmarrje profitabile.

Share Messenger

Më të lexuarat