Nitaj merr pjesë në lansimin e Raportit Global të Zhvillimit Njerëzor në Kosovë

Share Messenger

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka marrë pjesë në konferencën virtuale të lansimit të Raportit Global të Zhvillimit Njerëzor në Kosovë.Penalistë të konferencës virtuale ishin Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Spoljaric Egger, Ministri Muharrem Nitaj dhe ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.Ministri Nitaj tha se ende po përballemi me pasojat e vitit 2020, pasi zhvillimi global u përmbys për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Me miratimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe disa vendimeve shtesë, Qeveria jonë është përpjekur të ndihmojë të gjitha nivelet e shoqërisë në mënyrë që të asistojë në përballimin e krizave. Në disa raste mund të ketë pasur pengesa, por rëndësia e një konsensusi politik në një pandemi globale shëndetësore është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Duke u përqëndruar në rritjen e kapaciteteve shëndetësore-infrastrukturës dhe burimeve njerëzore, ne duam të sigurojmë që shpëtimi i jetës njerëzore është detyra jonë më e rëndësishme”, tha Ministri Nitaj.Nitaj shtoi se zhvendosja drejt energjisë së pastër dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë, është thelbësore për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji, gjë që e bën Kosovën më tërheqëse për investitorët.“Një Kosovë më miqësore për investime rrit potencialin për të zhvilluar biznes inovativ dhe të qëndrueshëm, duke rritur punësimin, e veçanërisht punësimin e të rinjve dhe grave”, tha Nitaj.Hartimi i Raportit Global të Zhvillimit Njerëzor në Kosovë, është mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Kosovë.

Share Messenger

Më të lexuarat