Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, Rusia i përgjigjet kërkesës së Vuçiqit për ndihmë

7 Shares Share Messenger

Vizita e djeshme e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Ujman, ka acaruar presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

I njëjti lidhur me zhvillimet e fundit ka thënë se do të kërkojë edhe ndihmën e Rusisë, transmeton lajmi.net.

“E kemi njoftuar ambasadorin rus, sikurse atë të SHBA-së dhe të tjerët për situatën. Brenda dy ditësh, do të takohem me Presidentin Putin dhe do të flasë për të për të gjitha çështjet me rëndësi”, ka thënë Vuçiq.

E i shpejtë ka qenë reagimi i Moskës ndaj kësaj kërkese të presidentit serb.

Sekretari për media i presidencës ruse, Dmitry Peskov ka thënë se do të ishte deklaratë e nxituar të flitej nëse Moska do t’i dilte në ndihmë Serbisë ose jo.

“Fillimisht të kryhen bisedimet”, ka qenë përgjigja e shkurt e Peskov.

Theksojmë se pas reagimeve të palës serbe në lidhje me vizitën e presidentit Thaçi në Ujman, ka folur edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se një vizitë e tillë është normale dhe se presidenti i vendit ka vepruar konform ligjit.

Share Messenger

Më të lexuarat