Nga nesër fillon faza e III-të, ja qfarë duhet të dini

Share Messenger

Nga nesër në Kosovë pritet të fillojë faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit. Më 1 qershor pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove e të tjera.

Siç u bë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetëisë, më 1 qershor fillon faza III e hapjes graduale.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, thuhet në këtë njoftim.

Ndërkaq, pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.

Share Messenger

Më të lexuarat