Neymar kthehet në Paris

Share Messenger

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se klubi është shumë i kënaqur me mënyrën sesi Neymar është duke i tejkaluar problemet me lëndim.
Sulmuesi është në Brazil tash e disa javë pasi e theu ashtin e pestë në shputën e këmbës së djathtë në një ndeshje kundër Marseille në shkurt dhe tani është i gatshëm të rikthehet në kryeqytetin spanjoll për ta fituar formën fizike para Kupës së botës 2018 në Rusi këtë verë.

Kontrollet mjekësore në 26-vjeçarin tregojnë se ai do të jetë plotësisht i gatshëm për të luftuar për ekipin kombëtar të Brazilit në Botëror.

“Rezultati i këtyre studimeve ka konfirmuar se lëndimet në nyje dhe këmbën e djathtë janë duke u shëruar në një shkallë të lartë të kapshmërisë, që do të thotë se mjeti mbrojtësi i palëvizshmërisë në këmbën e lojtarit mund të largohet tani”, ka thënë PSG-ja në një komunikatë për media.

“Ajo që do të pasojë tani është një program rehabilitimi, i cili do të nisë në ditët në vijim në Brazil dhe do të vazhdojë më pas në qendrën stërvitore në ‘Ooredoo’”, thuhet më tej në komunikatën e gjigantit francez.

Goal, ndërkohë, ka mësuar se Neymar do të kthehet në Paris të enjten.

Share Messenger

Më të lexuarat