Neymar e bën ‘horë’ Valon Berishën (Video)

Share Messenger

Paris Saint Germain ka fituar në udhëtim te Reims me rezultat të pastër 0-2.

Kampioni në fuqi i Francës triumfoi falë golave të sulmuesit argjentinas Mauro Icardi.
Por ajo që ra në sy në këtë takim ishte spektakli i dhuruar nga Neymar ndaj futbollistëve të Reims.

Në një moment magjinë e brazilianit e shijoi edhe Valon Berisha, që pa nga afër një veprim fantastik të Neymar.
Megjithatë ylli i PSG-së nuk e teproi me lëvizjet e tij pasi përtoi të futet në duel me Valon Berishën.

Gjithsesi video e duelit të Neymar me Berishën u bë virale në rrjetet sociale duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë.

Share Messenger

Më të lexuarat