Neymar: Do bëjmë gjithçka për ta fituar Ligën e Kampionëve, jam i lumtur këtu

Share Messenger

Ylli i PSG-së, Neymar ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Manchester Cityn.

Braziliani ka treguar dëshirën për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, derisa konfirmoi që ndihet i lumtur te “Parisienët”.

“E dimë që për PSG-në prioritet është Liga e Kampionëve. Do bëjmë gjithçka për ta fituar. Shumë gjëra ndodhen sezonin e kaluar, në nivelin teknik, jemi këtu për të vazhduar me fitore”.

“Klubi është rritur shumë, është duke avancuar, është pjesë e 4-6 skuadrave më të mira në botë. Jemi në gjysmëfinale dhe do bëjmë çmos për ta fituar”.

“Prioriteti im është Liga e Kampionëve dhe jo Topi i Artë, nuk është prioritet në kokën time, dua ta fitojë këtë ndeshje, ta kem këtë trofe. Dua t’i ndihmoj PSG-së ta këtë trofeun”.

“Manchester është skuadër shumë e vështirë, njësoi si Bayern, por ne do bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, Neymar konfirmoi që është i lumtur në “Parkun e Princave”.

“Nuk është vëmendja aty sot. Kam edhe dy vite kontratë, jam i lumtur që jam këtu, me shumë gjasa është sezoni që ndihem më i lumturi”, përfundoi ai.

Përballja mes PSG-së dhe Cityt zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Share Messenger

Më të lexuarat