Nëntë futbollistë pritet të largohen nga Barcelona, në mesin e tyre edhe De Jong

Share Messenger

Trajneri i Barcelonës, Xavi, raportohet se është i hapur për të larguar nëntë futbollistë nga skuadra në afatin kalimtar të verës.

Trajneri spanjoll bashkë me krerët e klubit katalunas besohet se janë duke përgatitur ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm.
Sipas “Marca”, Xavi dëshiron të mbledhë fonde shtesë me transferimin edhe të disa prej yjeve të skuadrës.

Frenkie de Jong dhe Memphis Depay mund të largohen nëse ndonjë klub paguan çmimet e kërkuara nga Barça.

Neto, Clement Lenglet, Sergino Dest, Oscar Mingueza, Samuel Umtiti, Riqui Puig dhe Martin Braithwaite janë futbollistët tjerë që pritet të largohen nga “Camp Nou”.

Share Messenger

Më të lexuarat