Nënkryetari i LDK-së paralajmëron fundin e qeverisë Kurti me LDK-në!

Share Messenger

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka marrë vendim që të shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, për shkak të një deklarate të cilën e ka cilësuar të pamatur dhe që ka shkaktuar panik për koronavirusin.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, në një prononcim për Periskopin tha se një vendim i tillë do t’i ndajë rrugët mes këtyre dy partive.

‘’E pashë në media vendimin e Kurtit. Ai nëse e shkarkon nënkryetarin e parë të LDK-së, e merr vendimin me shkarku, atëherë e paska dhon vendimin edhe për vete ai (Kurti). Unë besoj që po, është një problem se nëse ka ekzistu një marrëveshje dhe është një marrëveshje mes dy partnerëve qeverisës edhe merr vendime të njëanshme… të shohim si do të rrjedhë situata. Por, si duket është paaftësi e kryeministrit ta udhëheqë qeverinë dhe situatën në çfare është Kosova. Nëse veçse e ka marrë vendimin , atëherë le të shkon aty ku e ka pas vendin gjithmonë.’’, përfundon Rugova.

Share Messenger

Më të lexuarat