Në shitje helikopteri i Donald Trump-it

Share Messenger

Një nga helikopterët e Donald Trumpit, ka dalë në shitje. Presidenti në largim amerikan ka katër helikopterë personalë dhe njëri nga ta do të shitet.

Sikorsky S76-B është modeli i helikopterit luksoz që është nxjer në shitje. Kompania që e ka nxjerr në shitje helikopterin e Trumpit nuk i ka vendosur fare çmim, duke bërë shitjen e tij në formë ankandi, shkruan Indeksonline.

“Bëjin ofertën tuaj”, shkruan në njoftimin ku është vënë në shitje ky helikopter.

Vlera mesatare e këtij modeli të helikopterit është rreth 800 mijë dollarë, por fakti se ai është i Trumpit pritet të shkojë afro 2 milionë dollarë.

Trumpi e kishte përdorur shumë këtë helikopter në fushatën zgjedhore të vitit 2016.

Share Messenger

Më të lexuarat