Në nëntor nis hulumtimi në Prishtinë me teste serologjike, do të testohen 3 mijë qytetarë

Share Messenger

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se për këtë hulumtim do të testohen 3000 qytetarë të kryeqytetit.

Ahmeti ka thënë se qëllimi i këtij hulumtimi, që pritet të publikohet edhe në revista ndërkombëtare, është të dihet përqindja e qytetarëve që kanë kaluar koronavirusin.

“Prishtina ka marrë lejet e protokollit nga Oda e Mjekëve për hulumtimin që do ta bëjmë, planifikojmë ta publikojmë edhe në revistat ndërkombëtare. Në muajin nëntor do t’i testojmë 3000 me teste serologjike, ideja është ta kuptojmë se cila është përqindja e qytetarëve që kanë pasur COVID-in”, ka thënë Ahmeti pas takimi që ka pasur me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Share Messenger

Më të lexuarat