Në NATO më vështirë, Kosova sivjet aplikon për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës

Share Messenger

Presidentja Vjosa Osmani, sot në konferencë për media deklaroi se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës do të bëhet sivjet.

“Si udhëheqëse e politikës ë jashtme kam kërkuar që të merren të gjitha masat dhe të gjitha përgatitjet që të aplikojmë sivjet për anëtarësim në Këshillin e Europës” tha ajo.
“Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim, por ta keni parasysh që në Këshillin e Europës, shteteve të ndryshme ju është dashur kohë e ndryshme, nga momenti i dërgimit të aplikacionit deri te miratimi, anëtarësimi. Për dikë ka zgjatur 1 vjet për dikë 5 vite, ne po punojmë me parterët tanë që jo periudhë kohore të jetë sa më e shkurtë”, shtoi presidentja.

Ndërsa, sa i përket apliklimit për anëtarësim në NATO, Osmani tha se kjo është më e vështirë.

Share Messenger

Më të lexuarat