Më në fund/ Flet moderatorja që intervistoj Meghanin dhe Harryn

Share Messenger

Intervista e famshme e Meghan Markle dhe Princ Harry bëri bujë të madhe.

Edhe pse pati komente nga më të ndryshmet, vetëm moderatorja nuk kishte dalë akoma me një deklaratë.

Për herë të parë ajo vendosi të shuaj kureshtjen e të gjithëve duke dhënë deklaratë për çiftin e famshëm.

“Nuk e kisha idenë që do të bënte kaq shumë jehonë sa vazhdon të bëjë.”- u shpreh Oprah gjatë një interviste me Nancy O’Dell, duke shtuar se para asaj interviste i është dashur të bëjë shumë përgatitje para”, tha ajo.

Sipas saj, Meghan tregoi se kishte pasur aludime për Archie për ngjyrën e tij.

“Unë i kisha shkruar më parë atyre dhe i kërkova të më thonë çfarë qëllimi kishin. Kishim bërë një takim bazë si fillim. Doja të dija qëllimin e tyre sepse vetëm kështu mund ta arrinim bashkë objektivin. Qëllimi ynë i përbashkët ishte e vërteta. Ata donin të ishin në gjendje të tregonin versionin e tyre të historisë në një formë që do t’i lejonte të ishin të vërtet dhe të besueshëm.”- përfundoi ajo.

Edhe pse intervista kishte përfunduar, Meghan u kritikuan por pati edhe mbështetje.

Share Messenger

Më të lexuarat