Më në fund bashkëlojtari i Muriqit, Immobile negativ në testin për Covid-19

Share Messenger

Ciro Immobile, më në fund, është gati të kthehet në fushë. Sulmuesi i Lazios, i cili ka qëndruar për disa javë në izolim për shkak të infektimit me koronavirus, rezultoi negativ në testin e fundit.

Këtë mëngjes, sulmuesi i lindur në vitin 1991, u paraqit në Paideia për të kryer testet fizike, përgjigjet e së cilave do të japin pëlqimin përfundimtar nëse do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje me shokët e tij të skuadrës.

Për Simone Inzaghin, kthimi i sulmuesit është një lehtësim i madh në një moment vështirësie në nivelin fizik. Ai duhet të kthehet në fushë ndaj Crotones dhe gjithashtu mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e Championsit, kundër Zenitit.

Immobile mbërriti në Paideia rreth orës 08:00 dhe bëri shaka me të pranishmit, që e pyetën nëse mund të kontribuonte në ndeshjen kundër Crotones:

“Sigurisht, përndryshe nuk do të isha qenë këtu …”

Prania e fundit e Immobiles në fushë daton pothuajse 20 ditë më parë, në sfidën Torino-Lazio, që përfundoi 2-3 për bardhekaltrit me dy gola në kohën shtesë, një prej të cilëve mban firmën e tij.

Share Messenger

Më të lexuarat