Në cilësinë e të dyshuarit është ftuar Rexhep Selimi nga Specialja

Share Messenger

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai tutje ka njoftuar se nga Specialja është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, derisa ka shtuar se intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme.

“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit, Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se vetëm në katër ditët e fundit, janë ftuar edhe 5 ish-pjesëtar tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale. Në mesin e tyre edhe Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Selim Krasniqi, Halil Çardaku dhe Durmish Gashi.

Share Messenger

Më të lexuarat