Ndryshim i papritur i motit, ja kur do të bie borë

42 Shares Share Messenger

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të shtunën si pasojë e vranësirave të dendura  dhe jostabile të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të vendit priten reshje të intensitetit mesatar.

“Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 8m/s”, bën të ditur IHMK.

Në javën tjetër pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe reshje shiu e bore, transmeton Klan Kosova.

Share Messenger

Më të lexuarat