Ndjekësi i tha dhuroja 1 milion Majlinda Kelmendit, kështu i përgjigjet Pacolli

Share Messenger

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë dje një postim për xhudisten Majlinda Kelmendi, duke thënë se ajo do të mbetet heroinë e vendit, pasi lartësoi flamurin e Republikës dhe u bë inspirim për gjeneratat e reja, shkruan Express.

Në këtë postim, ka komentuar një ndjekës, i cili i ka bërë thirrje Pacollit që t’ia dhurojë Majlindës 1 milion euro.

“Dhuroja 1 milion Majlindes se me shume ka be Majlinda se krejt Klasa politike e Kosoves – Sevap”, ka shkruar ndjekësi.

Kësaj kërkese të tij, Pacolli i ka kthyer përgjigje të shkurtër.

“ok jemi me Majlinden”, ka qenë përgjigja e Pacollit.

Share Messenger

Më të lexuarat