Ndeshja e madhe po vjen, mësoni datën

37 Shares Share Messenger

Kurbat Pulev përfundimisht është detyruar të tërhiqet nga dueli me Anthony Joshuan  i planifikuar për 28 tetor.

Bullgari tërhiqet për shkak të një lëndimi që e pësoi në stërvitje, ndërsa në të njëjtën datë Joshua do të boksojë kundër numrit 3 në kategorinë e rëndë të versionit IBF.

Është ky kamerunasi që bokson nën flamurin e Francës, Carlos Takam.

“Rregullat e IBF thonë se kundërshtari duhet të jetë boksieri në radhë i renditur më lartë e ky është Carlos Takam. Ku zyrtarizuam duelin me Pulev, bëra marrëveshje me ekipin e takam, që ai të përgatitej dhe të ishte i gatshëm për këtë duel”, deklaroi promotori i Joshuas, Eddie Hearn.

“Kur u telefonova tani (të hënën), ata u gëzuan shumë dhe të gatshëm. Është vështirë për Anthony Joshua sepse është përgatitur për një kundërshtar si Pulev që ka stil dhe gjatësi të tjetër. Kjo nuk i ka nodhur asnjëherë në karrierë”, u shpreh Hearn.

Takam ka rekord prej 35 fitoresh në 39 duele, si dhe 3 humbje e 1 barazim. Në videon e mëposhtme disa nga momentet më të mira të Takam në ring.

Share Messenger

Më të lexuarat