Ndërpriten kërkimet për dy policët e zhdukur

10 Shares Share Messenger

Njësia e shpëtim-kërkimit të FSK-së ka përfunduar për sot kërkimet për dy policët e zhdukur në Lepenc.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në kapiteni Haki Hertica. Ndërprerja e kërkimeve për sot është bërë për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

Ai ka konfirmuar se, “kërkimet do të vazhdojnë nesër rreth orës 09:00”.

Dyshohet se policët e humbur mund t’i ketë bartur rrjedha e lumit në Maqedoni

Policët Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena kanë pësuar një aksident në kryerje të detyrës, dhe dyshohet se me makinë kanë rënë në lumin Lepenc. Haradinaj ka kërkuar ndihmën edhe të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev që të bëhen kërkime edhe në pjesën maqedonase të Lepencit.

Share Messenger

Më të lexuarat