Natyra Kuçi e PSD’së hodhi letra drejt kryeministrit Hoti, ja ndërpreu fjalimin

Share Messenger

Zyrtarja e PSD’së, Natyra Kuçi ka thënë se qeveria Hoti është patriarkale, kjo pas protestës së bërë sot gjatë fjalimit të kryeministrit.

Kuçi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gratë po rrezikohen më shumë nga burrat në shtëpi, se sa nga pandemia në rrugë.

“Nga familja në shoqëri, nga shoqëria në institucione, dhuna ndaj grave është bërë pjesë integrale, është normalizuar deri atë masë sa është bërë e pavërejtshme. Ky qerthull duhet ndërprerë!”, tha ajo tutje.

Postimi i plotë:

Personalja është politike; qeveri patriarkale; gratë rrezikohen më shumë nga burrat në shtëpi sesa nga pandemia në rrugë.

Janë këto fjalët-protestë të aksionit të sotëm. Dhuna ndaj grave është pjesë e rrjedhës normale të jetës në Kosovë. Në institucione, ky fenomen është punë shifrash të raportuara. Janë 388 raste raportimesh për 3 muaj. 388 gra ndaj të cilave është ushtruar dhunë kanë marrë guximin të raportojnë në polici. Në polici, i pret polici që pas procedurave standarde, këtë çështje e konsideron punë të brendshme të familjes. Prandaj “Personalja është politike”. Sepse raportet e konsideruara personale, private e familjare janë përplot shfrytëzim e dominim. Janë përplot dhunë.

Nga familja në shoqëri, nga shoqëria në institucione, dhuna ndaj grave është bërë pjesë integrale, është normalizuar deri atë masë sa është bërë e pavërejtshme. Ky qerthull duhet ndërprerë!.

Share Messenger

Më të lexuarat