Nata e shqiptarëve në Evropë, katër ekipet me rezultate pozitive sonte

Share Messenger

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e parapara për sonte në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference Leagues.

Katër ekipet shqiptare që luajtën sot, patën paraqitje të mira, duke nxjerrë rezultate pozitive, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, Shkëndija e nisi me një fitore në udhëtim 1:2 ndaj ekipit letonez, Valmieras. Kjo i jep avantazh të madh në ndeshjen e kthimit që Shkëndija e luan në shtëpi.

Më pas, Drita arriti të barazonte pa gola 0:0 në udhëtim ndaj ekipit të njohur belg, Royal Antwerp. Me ndihmën e tifozëve në “Fadil Vokrri”, Drita shpreson shumë që të kalojë tutje.

Laci po ashtu arriti barazim pa gola në udhëtim ndaj ekipit nga Moldavia, Petrocub. Ky është rezultat pozitiv, pasi prej minutës së 27-të ekipi shqiptar ishte me një lojtar më pak në fushë.

E ndoshta rezultat jo edhe aq shumë pozitiv arriti Vllaznia, e cila në shtëpi u ndal baraz 1:1 ndaj ekipit rumun, Craiova. Por, ekipi shqiptar i shpëtoi më të keqes, pasi ishte duke humbur, por arriti që të nxirrte një barazim dhe shkon më e motivuar në Rumani javën tjetër.

Share Messenger

Më të lexuarat