Mustafa paralajmëron: Do ta bëjmë Qeverinë e re me AAK’në Nisman dhe pakicat

Share Messenger

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka folur pas rrëzimit të Qeverisë Kurti duke thënë se do ta formojnë Qeverinë e re me AAK’në, Nisma’n dhe pakicat, kurse assesi me PDK’në.

Mustafa ka thënë se ndasitë ishin të thella brenda koalicionit dhe se ishte e nevojshme të votohet mocioni dhe për t◄ gjitha këto ka biseduar me të Dërguarin Special të SHBA’së, Richard Grenell.

‘’Ka pasur kërkesa nga BE për heqjen e tarifës dhe vazhdimin e dialogut dhe masat e SHBA’së që për herë të parë janë marrë ndaj Kosovës dhe për herë të parë jemi ne viktima të sanksioneve dhe jo serbia që i ka bërë gjithë të këqijatndaj Kosovës. Si dhe shkarkimi i Minsitrit të punëve të brendshme dhe adminsitratës publike Agim Veliu. Nëse i keni parë sot debatet shihej se vlohej dicka nga brenda dhe nuk ishte dicka që shkonte krejtësosht në rregull. Mospajtimet ishin të thella mirë që u votua mocioni’’, shtoi ai.
‘’Vendimet merren në bazë të vullnetit të brendshëm të organeve dhe nuk shkojmë asesi me PDK’në. Do kërkojmë bashkëpunim me Nismën, AAK’në dhe minoritetet’’, tha ai.

‘’Kam pasur vërejtje dhe i kam ende. Por duhet të jemi të kujdesshëm nëse arrijmë marrëveshje me AAK’në, Nismën dhe minoritet do insistojmë që asnjë prej protagonistëve të mos ketë rol të njëjtë. VV do të marrë mandatin pasi ajo është e kryer me Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëqoftëse VV nuk e bën atëherë presidenti përdor diskrecionin e tij dhe zgjedhë dikë tjetër’’, shton Mustafa./

Share Messenger

Më të lexuarat