Mustafa në Podujevë, thumbon Bulliqin: Ata që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, nuk meritojnë besimin

Share Messenger

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa thotë se Vetëvendosje nuk meriton besimin e qytetarëve në Llap. Thotë se ata shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë. Thotë se Kosovës i nevojiten njerëz punëtorë të cilët sipas tij janë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gjatë vizitës në Podujevë, komunë në të cilën të dielën votohet në zgjedhjet lokale, Mustafa shprehet i bindur se Nexhmi Rudari, kandidat i kësaj partie për kryetar do të dalë fitimtar.

“Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari!’, shkroi Mustafa.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,
Takova sot kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudari, qytetarë dhe veprimtarë tanë atje.
Podujeva ka treguar gjithëherë besim për LDK-në , kurse LDK u ka qëndruar besnike qytetarëve të Llapit dhe të Kosovës.
Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa.
Ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim. Të tillët, ta shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë.
Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari!

Ju ftoj për një fitore të radhës së LDK-së! IM

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3458641637535382

Share Messenger

Më të lexuarat