Mustafa: Letra e Kurtit më shumë m’u duk si ese ideologjik

Share Messenger

I pari i LDK’së Isa Mustafa nuk e sheh serioze letrën që Albin Kurti i ka dërguar me ofertën e Vetëvendosjes për të arritur një marrëveshje. Madje, Mustafa e ka quajtur këtë ofertë ‘ese ideologjike’.

Mustafa marrëveshjen me Vetëvendosjen e sheh si shpresë për Kosovën mirëpo, nuk i duket serioz Albin Kurti me ofertat e tij, madje as rritja e numrmit të ministrive nuk i duket në rregull, duke refuzuar ta pranojë një gjë të tillë.

“Letra më përngjau më shumë në një ese ideologjik sesa përgjigje në propozimin tonë, të cilin me kërkesën e tyre ua prezantuam më 8 janar, dhe poashtu me kërkesën e z. Kurti ua përcollëm me shkrim më 15 janar”, ka thënë Mustafa për KTV.

Lexo edhe Zbardhet letra e VV’së: E quajnë LDK’në parti monarkiste

I pari i LDK’së nuk beson më si në fillim në arritjen e kësaj marrëveshje, por njësoj nuk shpehet edhe Vjosa Osmani, fituesja e zgjedhjeve të LDK’së. Ajo ndoshta e vetmja në LDK shpreson që të dyja palët do të hapin dyert për një shans të fundit.

“Përderisa ka vullnet dyert mund të ri-hapen dhe unë shpresoj që të rihapen ato. Kjo çështje po ndryshon në baza ditore, kështuqë siç e kam thënë unë gjithnjë synoj të shkoj nga optimizmi dhe po shpresoj që nga sot të dyja partitë të bëjnë hapa pozitiv drejt rihapjes së dyerve të bashkëpunimit, për t’i dhënë një shansë të fundit arritjes së marrëveshjes së koalicionit”, ka thënë Osmani.

Gjithsesi, edhe Kurti beson në koalicionin VV-LDK. Ai ka thënë se pavarësisht të gjithave është e domosdoshme të arrihet marrëveshja me Mustafën dhe partinë e tij.

”E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes, jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka takime që 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i interesuar”, ka thënë Kurti.

Share Messenger

Më të lexuarat