Mustafa: LDK ka angazhuar një ekip ekspertësh për t’u përballuar me pasojat e koronavirusit

Share Messenger

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij ka angazhuar një ekip ekspertësh për t’u ballafaquar me pasojat që vijnë nga pandemia COVID-19.

Mustafa the se LDK’ja ka angazhuar një ekip ekspertësh për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiar nga pasojat e koronavirusit, krejt kjo sipas tij për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësor dhe atij të arsimit.

Ai ka theksuar se prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomisë dhe e punësimit.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Qytetarë të respektuar,

Ballafaqimi me pasojat COVID-19 do të jetë mbi te gjitha prioritetet.

Në LDK është angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e këtij virusi; për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësor dhe atij të arsimit.

Do të trajtohen të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi.
Prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomise dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera.

Share Messenger

Më të lexuarat