Mustafa deputetëve: Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën, ditë e madhe për Kosovën

Share Messenger

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hotin dhe ka thënë se kjo ishte një ditë e madhe për vendin.

Mustafa duke uruar Hotin, ka uruar në të njëjtën kohë edhe deputetët që e votuan atë duke thënë se vota e tyre do ta shpëtojë Kosovën.

Statusi i plotë i Mustafës:

Një ditë e madhe për Kosovën.

Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.

Urime zotni Kryeministër!

Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!

Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!

Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.

Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.

Zotni Kryeministër,

Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm!

Share Messenger

Më të lexuarat