Muriqi e merr një lajm nga Spanja

Share Messenger

Vedat Muriqi nuk do të rikthehet për të luajtur në Mallorca.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu në fanellën e ekipit spanjoll në pjesën e dytë të sezonit 2021/22, ku ishte i huazuar nga Lazio.
Por, edhe pse i shënoi 5 gola dhe i dhuroi 3 asistime në 16 ndeshje të zhvilluara, klubi spanjoll nuk ka vendosur ta blejë kartonin e prizrenasit.

Kjo për faktin se Mallorca nuk është e gatshme t’i paguajë 10 milionë euro, sa po i kërkojnë “Biancocelesti” për kartonin e tij.

Këtë e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”, sipas të së cilit, burimet pranë klubit të Mallorcas kanë thënë se “nuk ka kurrfarë mundësie që Muriqi të rikthehet në klubin spanjoll”, përcjell “Gazeta Express”.

Paraprakisht, sot mediat italiane raportuan se edhe Galatasaray ka hequr dorë nga interesimi për 28 vjeçarin.

Në “lojë” për momentin janë vetëm ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe Hull City në Angli.

Lazio, nga ana e saj, nuk e ka ndërmend ta mbajë lojtarin, i cili dëshpëroi me paraqitjet e tij për një vit e gjysmë në Itali, kur i kishte realizuar vetëm 2 gola dhe i kishte bërë 2 asistime.

Muriqi ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ndërsa ishte blerë nga klubi italian për afro 20 milionë euro nga Fenerbahçe në verën e vitit 2020.

Share Messenger

Më të lexuarat