Muriqi dështoi të kalonte te Club Brugge, Lazio gati të denoncojë në FIFA skuadrën belge

Share Messenger

Vedat Muriqi nuk mundi të kalonte vizitat mjekësore te skuadra belge, Club Brugge dhe në këtë mënyrë dështoi transferimi i tij në Belgjikë.Teksa gjithçka dukej se do të mbyllej me sukses, transferimi mori rrjedhë tjetër, me sulmuesin tashmë që është rikthyer sërish te skuadra e Lazios.

Por, te Lazio nuk i besojnë aspak pretendimit të belgëve ndërsa presidenti Claudio Lotito është i irrituar teksa e konsideron këtë si një lojë të Brugge për të ulur vlerën e kartonit të Muriqit.Mediat italiane raportojnë se nëse kampionët e Belgjikës nuk ndryshojnë qasje dhe refuzojnë nënshkrimin me ish-futbollistin e Mallorcas, atëherë do t’i drejtohen FIFA-s për dëmtim të klubit kryeqytetas.

Lazio do të ankohet me arsyetimin se sjellja e Brugge është jashtë rregullores ndërsa në këtë mes dëmtohet edhe imazhi i klubit. Nëse çështja shkon deri në FIFA dhe nëse Lazios i jepet e drejta, atëherë bardhekaltërit do të mund të përfitonin edhe një dëmshpërblim monetar nga belgët.

Share Messenger

Më të lexuarat