Murati: Qeveria Kurti u ka ofruar mbështetje qytetarëve për tejkalimin e krizës financiare, mund të krahasohemi me Francën dhe Austrinë

Share Messenger

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria Kurti u ka ofruar mbështetje qytetarëve për të tejkaluar krizën ekonomike.Murati tutje ka thënë se në nivel të mbështetjes për qytetarët, Kosova, mund të krahasohet edhe me shtetet shumë më të forta ekonomikisht si Franca dhe Austria.
Ai ka renditur disa nga masat që janë marrë nga Qeveria për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Pa llogaritur masat tjera të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për t’u përgjigjur drejtpërdrejtë ndaj rritjes së çmimeve, kemi ndërrmarë masat si në vijim:- Dyfishimin e shumës së asistencës sociale për muajt nëntor e dhjetor, si dhe vazhdimin e mbështetjes shtesë për 26 mijë familje për tërë vitin 2022.- Mbështetjen e 300 mijë pensionmarrësve me një pagesë të njëhershme prej 100 euro për muajin nëntor. Masë të ngjashme kishte ndërmarrë edhe Franca, duke mbështetur familjet e varfra me nga 100 euro, pagesë e njëhershme.- Rritjen me 11% për pensionet bazike dhe me 33% për personat me aftësi të kufizuar, përkatësisht, për 170 mijë pensionmarrës.- Mbrojtjen e 600 mijë amvisërive nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, duke ndarë 120 milionë euro nga buxheti. Që mesatarisht i bie se secila amvisëri është mbështetur me 200 euro për të mos lejuar rritjen e papërballueshme të çmimit. Sa për krahasim, Austria ka ndarë nga 150 euro për familje pagesë e njëhershme, për t’i ndihmuar ta përballojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.Në total, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve kemi ndarë rreth 190 milionë euro, vetëm në 4 muajt e fundit. Dhe do të vazhdojmë mbështetjen ndaj qytetarëve sepse kjo qeveri është në anën e qytetarëve”shrkuan Murati në Facebook.Postimi i plotë:

Share Messenger

Më të lexuarat