Murati: Pavarësisht krizave, financat e Kosovës janë kthyer në binarë

Share Messenger

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se përkundër krizave globare si pandemia e inflacioni, financat pulbike kanë arritur të kthehen në binarë.

Ai tha se Kosova ka mbyllur vitin 2021 me deficit buxhetor prej vetëm 104 milionë eurove, që paraqet një përmirësim enorm krahasuar me deficitin e vitit 2020, që ishte 513 milionë euro.

“Gjithashtu, kemi stabilizuar borxhin publik, e madje kemi shënuar edhe rënie për sa i përket nivelit të borxhit në raport me Bruto Prodhimin e Brendshëm, sepse ekonomia është rritur me ritëm më të shpejtë sesa që është rritur niveli i borxhit.

Në figurën më poshtë mund të vëreni ecurinë e borxhit publik që ishte projektuar para se ne të merrnim mandatin, shënuar me linjën e kuqe. Linja e gjelbër ndërkaq e tregon një projeksion krejtësisht tjetër të borxhit publik vetëm pas një viti qeverisje”, shkroi ai në Facebook.

Murati më tej ka theksuar se dallimi është qindra milionë euro më pak borxhe.

Share Messenger

Më të lexuarat