“Motrat tona të lyme e të ngjyme në pishina e plazhe”, Yllka reagon e revoltuar pas shtimit të rasteve me Covid-19

Share Messenger

Aktorja, Yllka Gashi ka reaguar ashpër.Pas shtimit të rasteve me koronavirus, aktorja është shprehur e revoltuar.

Me një postim në Facebook, ajo ka kritikuar ashpër për mos mbajtjen e distancës dhe maskave, si pasojë e kësaj rastet dhe vdekjet me Covid-19 veç se janë shtuar.

‘Kto fotot grupore nëpër kafiqa tu i jargitë lugtë e makiatos ose shishet e birrës- pa distancë sociale, pa maska, si grumbuj mitiserash n’kohë pandemie apo kto fotot e motrave t’lyme e t’ngjyme nëpër pllazha e bazenTa tu menu që jon’ modele të Victoria’s Secret e duhet mi kuq pak buzët për photoshoot n’plazhO, edhe kto n’kohë pandemie, pa maska, pa distancë!Zor me zgjedh cilat ma t’shyhretshme se kategoria e parë po kallxon kujdes e vetëdije kolektive n’kohë pandemie, bon ti be që shqipet e mujtën virusin t’parët n’botë, tash veq me festu ju ka metë; e kategoria e dytë pos vetëdijes po shprehë edhe kulturë t’naltë trupore! Pak t’kuq t’buzëve, pak vaj “kAkösi” mu rrezitë, pak njersë, maskat çka po na vyjnë ebu- tamonile selfie për fb e insta! HatashUm dicka! Fenomenal! #tragjikomedi”, u shpreh aktorja.

Share Messenger

Më të lexuarat