Motra e Ronaldos shokon botën: Ai u testua pozitiv për t’i bërë njerëzit të besojnë në koronavirus

Share Messenger

Një deklaratë shokuese ka ardhur nga motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro e cila ka nxitur një reagim të madh përmes një postimi në rrjetet sociale.

Federata e Futbollit e Portugalisë njoftoi të martën se ylli më i madh i ekipit kombëtar është pozitiv për virusin COVID-19. Ronaldo po ndihet mirë, nuk ka simptoma dhe është i izoluar në një dhomë hoteli në kampin stërvitor të kësaj skuadre kombëtare.

Kur zbuloi se vëllai i saj ishte infektuar, Katia shkroi sa në instagram se Ronaldo është marrë si një lajmëtar për ta bindur botën kinse koronavirusi ekziston.

“Faleminderit! Besoj se sot mijëra njerëz do të besojnë në pandeminë, në testet dhe në masat e marra, aq sa unë … Mashtrimi më I madh që kam parë prej që kam lindur. Ekziston një frazë që lexova sot dhe që unë e duartrokas. Mjaft një botë kukullash. Dikush duhet të hap sytë, ju lutem”, ka shkruar Katie.

Share Messenger

Më të lexuarat