Motra e Rita Orës, çizmet me shqiponjën dykrenare

Share Messenger

Motra e Rita Orës, çizmet me shqiponjën dykrenare

Festa e Flamurit, dita e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntori, këtë vit na gjen nën masa kufizuese për shkak të pandemisë COVID-19.

Megjithatë, shumë shqiptarë tashmë kanë nisur të tregojnë për përgatitjet që po i bëjnë për ta festuar këtë festë, secili në mënyrën e vet.

Një nga ta është edhe Elena Ora, motra e këngëtares sonë Rita Ora.

Ajo, përmes një postimi në Instagram, ka ekspozuar këpucët e saja unike – të kuqe me shqiponjën dykrenare.

“Stili unik i javës së ditëlindjes së Rita Orës”, ka shkruar Elena në Instagram.

Këpucët e Elenës janë të prodhuara në Londër nga mjeshtri Iliaz Iliazi, dhe janë krejtësisht punë dore.

Familja Ora asnjëherë nuk e kanë fshehur prejardhjen e tyre. Madje jo vetëm që s’e fshehin, por edhe e tregojnë në çdo rast të mundshëm.

Derisa Rita po e feston ditëlindjen, nëna e saj Vera e ka uruar përmes një dedikimi prekës në Instagram, ku thotë se shkuarja e tyre në Angli ishte shumë e vështirë, por edhe këtu ajo nuk harron që ta urojë Ritën edhe në gjuhën shqipe.

“Urime ditëlindja nana”, ka shkruar Vera mes tjerash, duke ia bashkëngjitur etiketimin #krenariajonë!

Të shtunën më 28 nëntor, shqiptarët festojnë ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe njëherësh festën e flamurit kombëtar.

Share Messenger

Më të lexuarat