Momenti i madh i Shaqirit: Sonte pritet të debutojë me Lyonin

Share Messenger

Xherdan Shaqiri pritet që të debutojë sonte me skuadrën e tij të re – Lyon.
Lyoni sonte luan në shtëpi kundër Strasbourgit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në Ligue 1.

Shaqiri është i përfshirë në skuadër për këtë ndeshje, teksa mbetet të shihet nëse trajneri, Peter Bosz, do t’i jap minuta sonte.

Reprezentuesi zviceran ishte i ftuar edhe për ndeshjen e kaluar ndaj Nantes, por nuk e bëri debutimin, pasi e kaloi tërë ndeshjen në bankën rezervë.

Ndryshe, ndeshja Lyon – Strasbourg zhvillohet nga ora 20:45 në ”Parc Olympique Lyonnais”.

Share Messenger

Më të lexuarat