Momenti kur Presidenti Lukashenko goditet në fytyrë, publikohet videoja

Share Messenger

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, është lënduar sot gjatë një meçi amator të hokejit në akull, që është zhvilluar në Minsk.

Lëndimi ka ardhur, kur një lojtar i ekipit kundërshtar e ka goditur atë aksidentalisht me shkopin e hokejit në fytyrë.

Në rrjete sociale është publikuar edhe momenti i goditjes së Lukashenkos.

Përkundër goditjes, mediat kanë raportuar se Lukashenko e ka ruajtur qetësinë dhe deri tani lojtari që e ka goditur është shëndosh e mirë.

Lukashenko njihet si një njëri prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.

Share Messenger

Më të lexuarat