Molliqaj: Marrëveshjet e vogla janë shkallë për të arritur te Asociacioni

Share Messenger

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për qarkullim me letërnjoftime.

Sipas Molliqajt, Asociacioni i komunave me shumicë serbe (AKS) ka gjetur formulën depërtuese. Ai thotë se marrëveshjet e vogla janë shkallë për të arritur tek asociacioni.

“Siç duke AKS ka gjetur formulën depërtuese. Marrëveshjet e vogla janë shkallë për të arritur tek Asociacioni. Nga qëndrimet e forta kundër, me vrull e shpejtësi drejt tij. Në theqafje”.

“Asnjë marrëveshje nuk mund të përdoret si mekanizëm legjitimues. Rreziku që i kanoset vendit tonë nga ky projekt ka dëmin më të madh se secila marrëveshje e pjesshme. Është vështirë t’i shihet fundi i lumtur një procesi që fragmenton e ndanë”, shkruan Dardan Molliqaj.

Kryetari i PSD-së ka thënë se lajmi për një marrëveshje me Serbinë lidhur me respektim të dokumenteve është kumtuar përmes “cicërimave” në Twitter, por pa tekst shoqërues.

“Na duhet ta dimë se cili është teksti? Cila është marrëveshja?”, shkruan tutje Mulliqaj.

Dardan Mulliqaj ka përfunduar duke thënë se lajmi për arritjen e marrëveshjes është lajm i mirë vetëm nëse nuk ka kompromis të stilit të deklaratave e fusnotave për shtetin e Kosovës.

https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/611375660437274

Share Messenger

Më të lexuarat