MKRS: U prehtë në paqe Xhevdet Peci, ikona e boksit kosovar

Share Messenger

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kanë shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të sportit pas vdekjes së legjendës së boksit të Kosovës, Xhevdet Peci.

MKRS e vlerësoi Pecin si ikonë e boksit kosovar, duke shtuar se vendosmëria dhe guximi i tij do të mbesin shembull për sportistët e rinj, shkruan Gazeta Express.

Xhevdet Peci, ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës nuk është më në mesin tonë. Kosova sot ka humbur një njeri që dha shumë për sportin dhe shoqërinë tonë.

Peci ishte një prej boksierëve më të suksesshëm të vendit. Duke kaluar të gjitha sfidat dhe barrierat e kohës ishte shpallur pesë herë kampion i ish-jugosllavisë me Prishtinën, po ashtu arriti shumë suksese individuale. Ai ishte një prej boksierëve më të dashur nga publiku.

Vendosmëria dhe guximi i tij do të mbesin shembull për të gjithë sportistët e rinj.

Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të sportit.

U prehtë në paqe”, thuhet në letrën ngushëlluese të MKRS-së.

Xhevdet Peci ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 67-vjeçare.

Ai ishte kampion i shumëfishtë në ish-Jugosllavi.

https://www.facebook.com/MKRS.MKOS.MCYS/posts/368615858645149

Share Messenger

Më të lexuarat