Miqësore historike, Kosova luan kundër Xhakës e Shaqirit

Share Messenger

Në kuadër të ndeshjeve miqësore të parapara të zhvillohen në muajin mars, FFK ka konfirmuarsot se është arritur marrëveshja që Kombëtarja A e Kosovës më 29 mars të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Zvicrës.

Ndërkohë janë duke u zhvilluar negociata për aranzhimin e një ndeshjeje tjetër miqësore dhe gjithçka pritet të definohet brenda disa ditësh.

Zvicra kishte qenë kundër pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Kjo padyshim se do të jetë një ndeshje special për Xhakën e Shaqirin, që janë me prejardhje nga Kosova.

Dueli kundër Kosovës, e cila është anëtare e FIFA-s që nga viti 2014, do të jetë i pari mes dy vendeve.

Share Messenger

Më të lexuarat