Ministri serb: Ushtarët e FSK’së nuk i arrestuam, vetëm i morëm në pyetje

Share Messenger

Ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviq ka mohuar se janë arrestuar ushtarët serbë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Ministri serb ka deklaruar se me pjesëtarët e FSK-së vetëm i kanë zhvilluar disa diskutime.

“Asnjë prej tyre nuk u arrestua, ka pasur vetëm biseda pasi ata mund të kenë njohuri për tema të caktuara. Kur ne vlerësojmë se dikush mund të jetë rrezik për sigurinë e Serbisë, atëherë ne flasim me ta”, tha Stefanoviq.

Ai e ka mohuar arrestimin edhe pse pikërisht zyrtari lartë serb, Marko Gjuriq kishte thënë se pjesëtarët serbë të FSK-së do të dënohen nga Serbia.

Ministri serb foli edhe për hetimet në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Stefanoviq akuzoi Kosovën se nuk po bashkëpunojnë që kjo vrasje të zbardhet.

“Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me Kosovën, nuk duam të spekulojmë se kush e ka vrarë. Është në interesin tonë t’i gjejmë vrasësit dhe ata që e kanë dhënë urdhrin”, theksoi Stefanoviq.

Share Messenger

Më të lexuarat