Ministri Rikalo takoi Ambasadorin amerikan Greg Delawie

Share Messenger

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka takuar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Greg Delawie, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe për objektivat e ministrisë për vitet e ardhshme.

 Ministri Rikalo falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Qeveria e SHBA-ve i ka dhëne Kosovës në të gjitha fushat, e me fokus të veçantë në bujqësi dhe zhvillim rural.

 Ai me këtë rast e ka njoftuar ambasadorin lidhur me programet mbështesë të ministrisë për vitin e ardhshëm, të cilat tashmë janë duke u hartuar, ku përmes të cilave ministri theksoi se do të gjejnë mbështetje fermerët e gjithë territorit të Kosovës.

 Ministri Rikalo shprehi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit mes MBPZHR-së dhe Ambasadës amerikane në mbështetje të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë.

 Ndërkaq, ambasadori Greg Delawie e uroi ministrin Rikalo për emërimin e tij dhe u zotua që ambasada amerikane do të vazhdojë ta përkrahë zhvillimin e bujqësisë edhe në të ardhmen.

Share Messenger

Më të lexuarat