Ministri Peci: Nga e mërkura hapet afati për aplikim të bujqve për subvencione

Share Messenger

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se duke filluar nga dita e mërkurë do të hap aplikimin për subvencionimin e fermerëve.

Në një konferencë për medie, ministri Faton Peci ka thënë se janë në dispozicion 21 milionë euro për Programin për Pagesa Direkte.

“Kjo është java që po bëjmë shpalljen për përkrahjen e bujqve me anë të subvencioneve. Për Programin me Pagesa Direkte kemi në dispozicion 21 milionë euro, ku në total përkrahja gjatë këtij viti fiskal do të arrij shifrën mbi 50 milionë euro. I ftoj të gjithë fermerët që të aplikojnë që nga dita e mërkurë”, ka njoftuar Peci, përcjell Telegrafi.

Ai tregon se janë duke punuar në hartimin e dy strategjive dhe 27 projektligjeve.

“Jemi duke punuar në hartimin e Strategjisë për Zhvillim Rural dhe asaj për Menaxhimin e Pyjeve. Jemi në proces të hartimit të 27 projektligjeve që janë në kuadër të afatit të Agjendës Legjislative të Qeverisë së Kosovës”, tregoi ai.

Në fund, sipas Pecit te bujqit do të shpërndahen aq mjete financiare sa janë në dispozicion.

“Do të shpërndajmë mjete te fermerët aq sa janë në dispozicion, pra nuk do të mbesim në obligime financiare”, përfundon ai.

Share Messenger

Më të lexuarat