Ministri Murati ka një njoftim me rëndësi për ata që e kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë

Share Messenger

Ministri i Punës, Financave dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është ekzekutuar pagesa për 7 mijë e 740 të punësuar të cilët kanë humbur punën gjatë pandemisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka bërë me dije se subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro, derisa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro.

“Sot është ekzekutuar pagesa për 5,740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes ekonomike. Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50).

Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50% e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3, dhe 10% e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht”, ka shkruar Murati.

https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10159815467660522

Share Messenger

Më të lexuarat