Ministri Murati ka një njoftim për pagesat e pensioneve

Share Messenger

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është realizuar pagesa e pensioneve për 293 mijë e 347 përfitues.

Murati ka shkruar se ndryshimi me datën e pagesave u ndihmon sadopak në muajin janar.

“Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293,347 përfitues. Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit”, ka thënë Murati.

Share Messenger

Më të lexuarat