Ministri i Jashtëm i Gjermanisë jep lajmin e madh për liberalizimin e vizave

Share Messenger

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka përcjellë sot në Kosovë qëndrimin e Gjermanisë në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.

Maas ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe se BE-ja duhet të mbajë premtimin për këtë.

“Qëndrimi i Qeverisë së Gjermanisë është se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe meritojnë vizat. Kjo nuk është vetëm çështje e përmbushjes së kritereve, por BE-ja duhet t’i përmbahet premtimin që e ka dhënë. Gjatë presidencës tonë në BE, ne e kemi vënë në agjendën dhe angazhohemi që liberalizimi të ndodh sa më shpejt”, ka thënë Maas në një konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Maas po ashtu tha se Kosova dhe Gjermania janë afër marrëveshjes për njohjen e patentë-shoferëve.

Share Messenger

Më të lexuarat